POLITIKËSTAR CHANNEL
Ndryshime në qeveri, Presidenti dekreton shkarkimet dhe emërimet

Bajram Begaj ka dekretuar sot një sërë ndryshimesh në përbërjen e qeverisë, duke firmosur shkarkime dhe emërime të reja në disa poste kyçe.
Shkarkimet e dekretuara:
- Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
- Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
- Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
- Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme
- Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
- Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Emërimet e reja:
- Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër
- Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
- Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme
- Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes
- Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë
- Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
- Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ndryshimet vijnë në kuadër të riorganizimit të kabinetit qeveritar, ndërsa pritet që ministrat e rinj të marrin zyrtarisht detyrën pas betimit përpara Presidentit të Republikës.




