KRONIKËSTAR CHANNEL
Grabitet një pikë këmbimi valutor te “5 Maji”, autori i armatosur largohet me motor

Një pikë e këmbimit valutor në zonën e “5 Majit” është grabitur pak më parë nga një person i armatosur.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka hyrë në ambientet e pikës së këmbimit, e cila ndodhet brenda një qendre tregtare, dhe pasi ka kërcënuar punonjësin me pistoletë, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me motor në rrugicat e zonës.
Dyshohet se shuma e marrë nga grabitësi është rreth 1.2 milionë lekë të vjetra.
Portali FieriWeb ka siguruar edhe foton e autorit nga momenti i grabitjes.

Menjëherë pas ngjarjes në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në zonë për kapjen e autorit.




