Fier/ Arrestohet një 57-vjeçare e dënuar për mashtrim, procedohet një i ri pas aksidentit me motomjet

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Fierit për shtetasen L. Z., 57 vjeçe, banuese në Elbasan.
Gjykata e ka dënuar atë me 5 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”.
Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin D. Z., 23 vjeç, banues në fshatin Matian, Lushnjë.
Sipas policisë, i riu duke drejtuar një motomjet pa targa, është përfshirë në një aksident me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe një pasagjer që ndodhej me të.
Të dy të plagosurit ndodhen në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




