“Bidon, herë ma sillnin me ilaçe të pira dhe papira”, Noka: E keni zegjinizuar këtë parlament. Belinda ju ka përzhitur! Jeni si eunuk në pallatin e Sulltanit!
Mes ironisë deputeti i PD-së, Flamur Noka ka ironizuar socialistët, nga Zegjine Ccaushi dhe Ardit Bidon. Ai tha se Kuvendi është zegjinizuar, ndërsa socialistët i cilësoi si ‘eunuk në pallatin e Sulltanit.
Noka: E ke drejtuar këtë seancë në mënyrën më të turpshme të mundshme. Ky Kuvend siç e shihni është për turp e faqe të zezë. E Keni poshtëruar në atë shkallë saqë qytetarëve u vjen turp kur ju shohin. I njihni proceset e transformimit, e keni zegjinizuar këtë Parlament.
Zegjinizim dmth për shembull kur dëgjon parafolësin dhe të vjen turp të jesh këtu, që vjen herë me ilaçe të pira herë të pa pira. E kuptoni çfarë i keni bërë këtij vendi.
Ka4 muaj që shqiptarët presin që këtu të jepni një shembull të asaj që keni thënë në Kuvend para 13 vitesh kur Rama thoshte do t’i japim fund pandëshkueshmërisë, por ju përzhiti e zvarriti Belinda që të vini në këtë ditë të gjithë të gjunjëzuar e poshtëruar para saj rrini këtu. Rrini këtu si të jeni eunukë në pallatin e një sulltani.




