AKTUALITETSTAR CHANNEL

Bruksel – Vlerësohet puna e Policisë së Shtetit për sigurinë dhe integrimin europian

Bruksel u zhvillua takimi i 17-të i Nënkomitetit për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, ku delegacioni i Policia e Shtetit prezantoi progresin e arritur në përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e integrimit europian.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Delegacioni shqiptar u kryesua nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj. Ata morën pjesë fizikisht në këtë takim të rëndësishëm ndërinstitucional, ndërsa pjesë e grupit raportues e ndoqi aktivitetin online nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë takimit, përfaqësuesit shqiptarë prezantuan arritjet dhe progresin e bërë në përmbushjen e detyrimeve për kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. U theksuan veçanërisht masat e ndërmarra për forcimin e bashkëpunimit me partnerët europianë, luftën kundër kriminalitetit dhe rritjen e standardeve të sigurisë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Përfaqësuesit e Nënkomitetit vlerësuan në tërësi punën dhe koordinimin e agjencive të sigurisë në Shqipëri, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm të Policisë së Shtetit në përmbushjen e prioriteteve dhe standardeve europiane.

Reklama në FieriWeb

Në përfundim të takimit, u vlerësuan hapat konkretë dhe progresi i arritur nga Policia e Shtetit në të gjitha fushat prioritare, si një kontribut i rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button