KRONIKËSTAR CHANNEL

Vlorë / Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 25-vjeçari edhe një shtetas tjetër për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen armë zjarri (pistoletë), municion luftarak, lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, maskë plastike, 4 aparate celularë dhe një automjet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Vlorë në bashkëpunim edhe me Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “Benz”, në rrethrrotullimin e bypass-it, në fshatin Babicë e Madhe.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Automjeti drejtohej nga shtetasi F.H., 25 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa pasagjer ishte shtetasi D.A., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F.H., në çantën e tij marsup iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri (pistoletë) me një krëhër me 5 fishekë.

Reklama në FieriWeb

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 20 fishekë luftarakë, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa si dhe një maskë plastike.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celularë dhe automjeti i këtij shtetasi.

Në përfundim të veprimeve procedurale:
u arrestuan shtetasit

  • F.H., për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
  • D.A., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, vijojnë hetimet për këta shtetas, si dhe për verifikimin e përfshirjes së tyre të mundshme në ngjarje të tjera kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button