KRONIKËSTAR CHANNEL
Drejtoria e Antikontrabandës bllokon 1,5 tonë çokollata në Kapshticë

Drejtoria e Antikontrabandës ka bllokuar një mjet të ngarkuar me 1,5 tonë çokollata, i cili kaloi në degën doganore të Kapshticës pa kryer deklarim doganor dhe pa pasur asnjë dokumentacion mbi produktin, që mund të hidhej në treg të lirë.
Pas kontrollit të plotë të mjetit, u konstatua se ishin 566 kuti me çokollata, rreth 1,500 kg, të cilat tentuan të futeshin në treg.
Organet hetimore doganore po vazhdojnë punën për procedimin penal në organet kompetente.




