KRONIKËSTAR CHANNEL
KPA shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të mërkurë, më 5 mars, shkarkimin nga detyra të ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar në drejtësi.
Trupi gjykues i KPA-së përbëhej nga kryesuesja Natasha Mulaj, relatorja Mimoza Tasi dhe anëtarët Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo.
Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, trupa gjykuese vendosi njëzëri ndryshimin e vendimit të mëparshëm të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Aurel Zarka.
Vendimi i KPA-së është përfundimtar dhe hyn në fuqi menjëherë.




