AKTUALITETSTAR CHANNEL

Patos/ Banorët e lagjes “29 Marsi” denoncojnë gjendjen e rrugës: Prej një viti e lënë përgjysmë

Banorët e lagjes “29 Marsi” në Patos denoncojnë gjendjen e rënduar të një rruge në zonën e tyre, duke pretenduar se prej rreth një viti punimet kanë mbetur të papërfunduara dhe kjo po u krijon vështirësi të mëdha në përditshmëri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas qytetarëve, rruga është lënë përgjysmë nga Bashkia Patos, ndërsa gropat dhe dëmtimet në asfalt po e bëjnë të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e banorëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Një prej banorëve shprehet se për shkak të gjendjes së rrugës shpeshherë heziton të dalë me automjet nga shtëpia, pasi rrezikon dëmtimin e gomave të makinës. Ai thekson se problemi vazhdon prej më shumë se një viti dhe kërkon ndërhyrje për rikonstruksionin e plotë të rrugës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve vendore që të marrin masa për përfundimin e punimeve dhe për përmirësimin e infrastrukturës në këtë zonë, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi dhe të shmangen dëmtimet e automjeteve.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button