BOTASTAR CHANNEL

Një javë luftë në Lindjen e Mesme, forcat amerikane fundosin transportuesen iraniane të dronëve. Izraeli godet 26 herë Bejrutin, shkatërrohet Këshilli Ekzekutiv i Hezbollahut

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e shtatë që nga sulmi i parë izraelit në zemër të Teheranit.

Shkëmbimet e zjarrit mes palëve kanë vijuar me ritme intensive edhe pse kapaciteti ofensiv i Iranit është reduktuar ndjeshëm.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Forcat amerikane njoftuan sot se kanë fundosur një transportuese dronësh iranianë, teksa gjenerali i Komandës Qendrore Amerikane ka deklaruar se nuk do të ndalen deri sa të eliminojnë plotësisht marinën detare të Iranit.

Izraeli ndërkohë e ka përqendruar vëmendjen në Liban, ku ka goditur pozicionet e Hezbollahut. Sipas forcave mbrojtëse të Izraelit (IDF) Beiruti u sulmua 26 herë dhe një prej shënjestrave ishte edhe Këshilli Ekzekutiv i Hezbollahut.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button