BOTASTAR CHANNEL

Irani dhe Operacioni Samsoni, gati për të shkatërruar ekonominë e shteteve të Gjirit

Mbi një mijë dronë e 200 raketa ka përdorur Irani për t’i çuar Emiratet e Bashkuara Arabe në një gjendje stresi ekstrem.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Presion po ushtrohet edhe mbi Bahreinin, Dohën e Riadin. Emirët kanë derdhur miliarda për Donald Trump, por nën bombardime, projektet e tyre gjigante për inteligjencën artificiale po lëkunden. Khalaf Ahmad Al-Habtoor, një milioner në Emiratet e Bashkuara, publikoi një letër ku i drejtonte disa pyetje por edhe vërejtje presidentit amerikane:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“A i llogarite dëmet kolaterale para se të hapje zjarr? A i ke vendosur me veprimet e tua vendet e Gjirit në qendër të një rreziku të cilin ata e zgjidhën vetë?”. Sipas vlerësimeve të fundit, Emiratet e Bashkuara Arabe, edhe pse ia refuzuan SHBA-së përdorimin e bazave të tyre për të sulmuar Iranin, janë vënë në shënjestër nga forcat e Teheranit të cilat kanë goditur mes të tjerash aeroportin e Dubait, disa hotele të mëdha, dy qendra të dhënash të Amazon Web Services dhe qendrën kryesore të desalinizimit të ujit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sulme janë regjistruar edhe në Bahrain dhe Qatar, ku ndodhen baza të rëndësishme ushtarake amerikane, ndërsa Saudi Arabia duket se është goditur më pak, edhe pse rafineritë e saj të naftës kanë qenë disa herë në shënjestër. Analistët besojnë se Teherani po zgjedh objektivat jo vetëm për efekt ushtarak, por edhe për ndikim politik dhe ekonomik.

Reklama në FieriWeb

Emiratet janë një nga qendrat kryesore financiare dhe teknologjike të rajonit dhe kanë investuar qindra miliarda dollarë në projekte të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së avancuar me kompani amerikane si OpenAI, Nvidia, Oracle dhe Microsoft. Sulmet ndaj infrastrukturës dhe qendrave të të dhënave rrezikojnë të krijojnë pasiguri për këto projekte strategjike. Sipas analizave, strategjia iraniane synon të rrisë presionin psikologjik dhe ekonomik mbi monarkitë arabe të Gjirit, duke i shtyrë ato të kërkojnë garanci të reja sigurie dhe ndoshta të rishikojnë aleancat e tyre ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, disa vëzhgues nuk përjashtojnë që vendet e rajonit të afrohen më shumë me Kinën dhe presidentin Xi Jinping për të balancuar ndikimin amerikan pas kësaj krize.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button