AKTUALITETSTAR CHANNEL
Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Fierit më 10 mars

Banorët e disa zonave në Fier do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë gjatë ditës së nesërme.
Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, ndërprerja do të prekë këto zona:
📍 Mbrostar Ferko
📍 Celigrad
📍 Bishanak
📍 Një pjesë e lagjes “15 Tetori”
⏰ Orari i ndërprerjes:
Nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 01:00 pas mesnate.
Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e banorëve për shqetësimin e përkohshëm, ndërsa punimet po kryhen për përmirësimin e shërbimit të furnizimit me ujë.




