KRONIKËSTAR CHANNEL
Sherr mes dy turqve përfundon me të shtëna me armë, një i plagosur

Një konflikt mes dy shtetasve turq ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë e të shtënave, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në shpatull.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar për mjekim të specializuar në një spital privat. Fatmirësisht, mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes.




