KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në Shkodër, humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën drejtuesi

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi N. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë dhe një mur rrethues.
Si pasojë, shtetasi N. K. ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.




