POLITIKËSTAR CHANNEL

Asambleja e PS në 21 mars/ Blendi Klosi: Zgjedhje në parti, forcojmë strukturat

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi deklaroi se asambleja e kësaj force politike do të zhvillohet në 21 mars.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS në selinë rozë, Klosi u shpreh se do të ketë zgjedhje brenda partisë dhe sipas tij, ky proces është për të rifreskuar dhe forcuar strukturat.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Do të kërkojë proces zgjedhor dhe do fillojë me zgjedhjet e kryetarëve të organizatave, forumeve të PS. Është proces i riforcimit të strukturës së PS. Do përfshijë të gjithë forumet e PS, do shtrihet në çdo qelizë. Në mbledhjen e datës 21, do kemi diskutime për përfshirje të anëtarëve të asamblesë. Gjithmonë ka kërkuar rifreskim. Statuti përcakton, zgjedhjet në forumin lokal të partisë, do kemi zgjedhje të organizatave, të drejtuesve të PS”, deklaroi Klosi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Lidhur me rrëzimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, Klosi nënvizoi se PS e mbështet reformën në drejtësi.

Reklama në FieriWeb

“Kjo parti e ka shprehur qartazi qëndrimin, në asnjë rast nuk kemi asnjë diskutim sa i përket organeve të drejtësisë së re. Kemi ardhur në pushtet në 2013 me premtimin e reformës në drejtësi, vazhdojmë të mbështesim, ta jetësojmë dhe qëndrojmë të baraslarguar nga drejtësia sa i përket vendimmarrjeve të saj. Ne i qëndrojmë 100% parimit, nuk përfshihemi në asnjë proces hetimor, të tjerat janë raporte që i takojnë Kuvendit, në asnjë rast s’do kemi pengim të hetimi, koment për hetimin”, përfundoi Klosi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button