KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacion antidrogë në Fier, arrestohet 33-vjeçari që shiste kokainë

Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Rikthimi”, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Si rezultat i këtij operacioni është vënë në pranga një 33-vjeçar nga Lushnja, i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike të forta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në koordinim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi njëmujor arritën të dokumentojnë veprimtarinë kriminale të shtetasit A. L., 33 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë operacionit ai u arrestua në flagrancë. Nga kontrolli fizik, policia i gjeti një dozë lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte u sekuestruan edhe 23 gramë të së njëjtës lëndë, të cilat dyshohet se i kishte siguruar me qëllim shitjen.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe dy celularë të të arrestuarit, i cili rezulton me precedent të mëparshëm në fushën e narkotikëve.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button