U ndanë pas 3 muajsh martesë/ 25-vjeçarja i jep fund për shkak të dh*nës, del FOTO-ja e partnerit në kërkim nga policia.

Është siguruar fotoja e 25-vjeçarit Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim nga policia për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, Xhuana Nikollaj.
Dyshohet se për shkak të dhunës, 25-vjeçarja i dha fund jetë duke pirë fotoksinë.
Nikollaj ndërroi jetë në QSUT një ditë më parë.
“U shpall në kërkim, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasi E. F., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, veprim i cili dyshohet se është bërë shkak që shtetasja të konsumojë Fotoksinë. Si pasojë, ajo ka humbur jetën në spital. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 25-vjeçarit, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njoftoi zyrtarisht policia.
Mësohet se Fizi dhe Nikollaj ishin martuar në qershor të vitit 2025, por për shkak të konflikteve ishin ndarë pas tre muajsh.
Ndërkohë familjarët e së resë deklaruan se 25-vjeçarja kishte shenja dhune në trup.
Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të kapur të dyshuarin.
Varrimi i Xhuanës do të zhvillohet ditën e enjte, më 12 mars 2025, në orën 13:00, në varrezat e Shëngjinit.




