Policia Fier/ Arrestim për drejtim mjeti në gjendje të dehur, procedime penale dhe një rast vjedhjeje në Vajkan

Specialistët e qarkullimit rrugor në Policia e Shtetit, në kuadër të kontrolleve për sigurinë rrugore, arrestuan shtetasin E. G., 36 vjeç, banues në fshatin Plug, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. I., 50 vjeç, banues në fshatin Plug, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një bashkëmoshatar.
Gjithashtu, një rast vjedhjeje është denoncuar nga shtetasi A. K., 39 vjeç, banues në fshatin Vajkan, i cili kallëzoi se i kanë vjedhur një targë të mjetit bujqësor dhe një pajisje DVR në stallën që ka në pronësi. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Fierit për veprime të mëtejshme.




