KRONIKËSTAR CHANNEL

Sarandë/ Kanosi fqinjët me pistoletë brenda banesës, arrestohet 62-vjeçari

Një ndërhyrje e menjëhershme e Policisë në Sarandë ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale mes fqinjësh.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Policisë, një 62-vjeçar është arrestuar pasi hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 të Sarandës, pasi një shtetase njoftoi policinë se fqinji i saj kishte hyrë në banesë i armatosur dhe kishte kërcënuar atë dhe familjarët e saj. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë shkuan në vendngjarje dhe neutralizuan autorin.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u arrestua shtetasi Sh. K., 62 vjeç, ndërsa policia sekuestroi edhe armën e zjarrit, një pistoletë me mulli.

Reklama në FieriWeb

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti kishte lindur për shkak të mosmarrëveshjeve mes fqinjëve lidhur me shfrytëzimin e një pjese të përbashkët të pallatit, konkretisht tarracën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button