KRONIKËSTAR CHANNEL

Të shtënat me armë zjarri në Sarandë! U qëllua nga një automjet, si ndodhi konflikti. Shoqërohen në polici dy adoleshentë

SARANDË- Një konflikt mes grupeve adoleshentësh dyshohet se fshihet pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22.50 në rrugën “Karl Topia”, ku dyshohet se nga një automjet u qëllua me armë zjarri të llojit Kallashnikov.

Reklama në FieriWeb - “”

Sipas burimeve policore, të shtënat kanë ardhur pas një konflikti verbal mes tre personave më një të katërt, të gjithë adoleshentë. Policia gjatë gjithë natës ka kryer kontrolle për kapjen e të dyshuarve dhe gjetjen e armës së zjarrit. Ndërsa kanë shoqëruar dy adoleshentë.

Paraprakisht mendohet se konflikti i mbrëmshëm është vazhdim i një ngjarjeje tjetër të ndodhur ditën e shtunë, kur një konflikt fizik në rrugën “Flamuri” të lagjes nr. 1 të qytetit me disa adoleshentësh, përfundoi me një të dëmtuar që mori mjekim në spital.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button