AKTUALITETSTAR CHANNEL

Shpërthim i kontrolluar në Palasë/ Hapja e trasesë së rrugës, pezullohet qarkullimi i makinave

Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sot në orën 12:00, rreth 850m nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.

Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Related Articles

Back to top button