KRONIKËSTAR CHANNEL
Fier/ Arrestime dhe procedime penale për drejtim mjeti i dehur, tentativë djegieje dhe konflikt mes dy adoleshenteve

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dhënë detaje mbi ngjarjet e fundit në qark, ku specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan I. H., 38 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, duke nisur procedim penal për:
- L. G., 54 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka tentuar të djegë një mjet në pronësi të një subjekti;
- Dy 16-vjeçare, të cilat dyshohet se janë konfliktuar me grushte me një bashkëmoshatare.
Një tjetër ngjarje ndodhi në fshatin Portëz, ku si pasojë e një shkëndije elektrike ra zjarr në banesën e shtetases F. A. Fatmirësisht, nuk pati dëmtime për persona, vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale për të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




