KRONIKËSTAR CHANNEL
Policia Berat/ Aksident rrugor dhe raste të tjera penale në qytet dhe rrethinë

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka njoftuar ngjarjet e fundit të regjistruara në qytet dhe rrethinat përkatëse.
- Aksident rrugor: Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë S. R., 24 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në lagjen “30 Vjetori”, Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, aksidentoi këmbësoren R. M., 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, por jashtë rrezikut për jetën.
- Ndërtim i paligjshëm: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për E. Ç., banues në Berat, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
- Ngacmim ndaj të miturës: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë nisën procedim në gjendje të lirë ndaj F. K., 74 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar një shtetase të mitur.
- Konflikt mes dy personave: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan referuan materialet për procedim në gjendje të lirë ndaj G. A., 47 vjeç dhe R. M., 50 vjeç, të dy banues në Poliçan, të cilët dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Materialet procedurale për të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.




