AKTUALITETSTAR CHANNEL

100 fidane eukalipti për një Fier më të gjelbër: Nxënësit dhe komuniteti në aksion për mjedisin

Në një iniciativë të përbashkët për gjelbërimin e qytetit, në zonën e ish-fushës së mbetjeve në Bishanakë u mbollën 100 fidane eukalipti, pjesë e projektit “Rojtarët e Ujrave”. Aksioni u organizua nga Bashkia Fier dhe Organizata Rinore Epoka, në bashkëpunim me sektorin e gjelbërimit, me pjesëmarrjen aktive të nxënësve të Shkollës së Mesme “Perikli Ikonomi”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Qëllimi i këtij aksioni është të përmirësohet cilësia e mjedisit dhe të krijohen hapësira më të gjelbra për qytetarët, si dhe të rritet ndërgjegjësimi i të rinjve për mbrojtjen e natyrës dhe përdorimin e resurseve në mënyrë të qëndrueshme. Nxënësit, duke u angazhuar direkt në mbjelljen e pemëve, treguan kreativitet dhe përkushtim, duke e kthyer këtë aktivitet edhe në një mësim praktik mbi rëndësinë e gjelbërimit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Organizatorët bëjnë me dije se kjo është vetëm faza e parë e projektit, pasi në ditët në vijim pritet të mbillen edhe 200 pemë të tjera, mes tyre plep i bardhë, akacie dhe eukalipt, duke kontribuar në krijimin e një Fieri më të gjelbër dhe më të pastër.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Projekti “Rojtarët e Ujrave” është pjesë e Programit #GreenAL, financuar nga Sida – Qeveria Suedeze dhe zbatuar nga Co-PLAN, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV. Përfaqësues të Bashkisë Fier dhe organizatave partnere shprehen se këto aktivitete kanë një rëndësi të veçantë për edukimin e të rinjve dhe për përmirësimin e mjedisit urban, duke bërë një hap konkret drejt zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit.

Reklama në FieriWeb

Një hap i vogël sot, për një Fier më të gjelbër nesër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button