KRONIKËSTAR CHANNEL

Sekuestrohen pasuritë e një personi nën hetim për mashtrim me “Call Center” në Fier

Me kërkesë të Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier janë sekuestruar pasuritë e shtetasit E.Sh., i cili është nën hetim për tre vepra penale: “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 143, 180 dhe 287 të Kodit Penal.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas organit të akuzës, hetimet lidhen me procedimin penal nr. 1381, datë 16 dhjetor 2021, ku dyshohet se E.Sh. ushtronte një aktivitet “Call Center” në qytetin e Fierit, përmes të cilit është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga verifikimet rezulton se në llogaritë bankare të tij janë depozituar shuma të konsiderueshme parash cash, të cilat nuk justifikojnë burim të ligjshëm. Më pas, këto vlera monetare dyshohet se janë investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, ndërsa përmes veprimeve juridike është tentuar transferimi i tyre për të mbuluar origjinën e paligjshme të të ardhurave.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në kuadër të këtij procedimi penal janë caktuar edhe masa sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj personit nën hetim.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, me vendim të gjykatës dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, është vendosur masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi:

  • një njësi me sipërfaqe 230 m²,
  • një apartament me sipërfaqe 100 m², të ndodhura në Fier.

Hetimet për këtë çështje vijojnë për të verifikuar origjinën e pasurive dhe aktivitetin e dyshuar të paligjshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button