AKTUALITETSTAR CHANNEL

Më pak automjete të vjetra nëpër rrugë – Çregjistrohen 1,761 mjete

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë muajve janar–shkurt 2026 është rritur numri i automjeteve të vjetra që janë çregjistruar nga qarkullimi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë periudhë janë çregjistruar gjithsej 1.761 mjete, me një moshë mesatare prej 22 vitesh, duke shënuar një rritje prej 32.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetet theksojnë se largimi nga qarkullimi i automjeteve të amortizuara është një hap i rëndësishëm jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit, por edhe për rritjen e sigurisë në rrugë. Automjetet e vjetra kanë shpesh standarde më të ulëta sigurie dhe ndikojnë më shumë në ndotjen e ajrit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkohë, kontrolli teknik mbetet një nga elementët kryesorë për sigurinë rrugore. Sipas DPSHTRR, gjatë dy muajve të parë të vitit 16.301 automjete nuk kanë arritur të kalojnë kontrollin teknik, kryesisht për shkak të:

Reklama në FieriWeb
  • problemeve me sistemin e shkarkimit të gazrave,
  • mangësive vizuale dhe funksionale,
  • defekteve në sistemin e drejtimit dhe amortizimit,
  • si dhe problemeve me sistemin e frenimit.

Nga ana tjetër, qytetarët kanë mundësi të kryejnë procedurat përmes platformës e-Albania, ku mund të rezervojnë online takimin për shërbimet përkatëse.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të kontrollojnë rregullisht dokumentacionin dhe gjendjen teknike të mjetit, në mënyrë që automjeti të jetë gjithmonë i sigurt dhe i gatshëm për qarkullim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button