POLITIKËSTAR CHANNEL

Integrimi në BE/ Demo: Për bashkitë po vjen një cunami, duhet transformim radikal

Ambicia e integrimit të Shqipërisë në BE prek edhe bashkitë, të cilat duhet t’u nënstrohen ndryshimeve. “Po vjen një cunami”, u shpreh ministri Ervin Demo, gjatë konferencës për shtyp.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Në momentin që jemi vend anëtar i BE do të kemi puë për të bërë për të rritur dhe përmirësuar funksionimin e institucioneve. Procesi i integrimit është shumë kompleks dhe kërkon detyrimisht një transformim radikal të të gjitha institucioneve. Një cunami është duke ardhur nga pikëpamja rregullative dhe e standardeve të reja që bashkitë duhet të plotësojnë”, tha ministri i Pushtetit Vendor.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Realiteti i ri me të cilin do të ballafaqohemi kërkon shumë energji, edhe nga ato lokale që ato duhet të jenë të gatshme për të ngritur veten e tyre në një nivel tjetër dhe ne të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë. Është një sfidë e përbashkët”, tha Demo duke nënvizuar edhe sfidat dhe vështirësinë që përmban procesi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button