AKTUALITETSTAR CHANNEL

PEZULLOHET “KMY”-ja! Grigor Lengo ka helmuar shqiptarët ndër vite me fileto pule që rrinin në dysheme, mes mykut e ndryshkut

KMY kompania e mishit e drejtuar nga Grigor Lengo e Spiro Lengo, që ka helmuar shqiptarët prej vitesh, pasi nuk i pagoi gjobën Blerina Gjylametit doli në media për pisllëqet që ka bërë ndër vite.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Këtë radhë AKU e zbuloi publikisht duke konstatuar shkelje serioze në sigurinë ushqimore.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e subjektit, inspektorët sekuestruan rreth 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule, të cilat nuk përmbushnin standardet higjieno-sanitare.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga verifikimet rezultoi se produktet ishin trajtuar në kushte të papërshtatshme, pasi gjatë proceseve të ngrirjes dhe shkrirjes mishi ishte vendosur drejtpërdrejt në dysheme.

Reklama në FieriWeb
PEZULLOHET "KMY"-ja! Grigor Lengo ka helmuar shqiptarët ndër

Po ashtu, ambienti i ruajtjes paraqiste probleme serioze, përfshirë praninë e mykut dhe ndryshkut, elementë që rrisin ndjeshëm rrezikun për shëndetin e konsumatorëve.

Në përfundim të inspektimit, AKU tha se ka pezulluar aktivitetin e kompanisë, deri në përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

Ndërkohë, e gjithë sasia e mishit të sekuestruar është asgjësuar për të shmangur çdo rrezik për konsum publik./ JOQ Albania

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button