“Audi Servis Lushnjë”, një pikë referimi për mirëmbajtjen dhe rritjen e performancës së automjeteve – shërbime profesionale me teknologji moderne dhe staf të specializuar

Nëse jeni në kërkim të një servisi të besueshëm për automjetin tuaj, Audi Servis Lushnjë është kthyer në një nga adresat më të preferuara për drejtuesit e mjeteve që kërkojnë cilësi, profesionalizëm dhe teknologji moderne në shërbimet e mirëmbajtjes dhe diagnostikimit.
Me një staf të kualifikuar dhe me përvojë në fushën e mekanikës së avancuar, servisi ofron një gamë të gjerë shërbimesh të specializuara, duke përdorur pajisje moderne diagnostikimi që mundësojnë identifikimin e shpejtë dhe të saktë të çdo problemi që mund të ketë automjeti.
Ndër shërbimet kryesore që ofrohen përfshihen revizioni i motorit me 0 km, kontrolli dhe mirëmbajtja e kambios automatike, diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve që lidhen me konsumimin e vajit dhe ujit, si edhe ndërhyrje të ndryshme për optimizimin e funksionimit të motorit. Po ashtu, për ata që kërkojnë më shumë performancë nga automjeti i tyre, Audi Servis Lushnjë ofron edhe programet e rritjes së fuqisë së motorit përmes Stage 1, Stage 2 dhe Stage 3.
Çdo shërbim realizohet me përkushtim maksimal dhe duke respektuar standardet më të larta të punës, çka ka bërë që servisi të fitojë besimin e shumë klientëve ndër vite. Reputacioni i krijuar ka bërë që në këtë servis të drejtohen jo vetëm drejtues automjetesh nga Shqipëria, por edhe nga vende të ndryshme të Europës, si Italia, Greqia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Sllovenia dhe Kroacia.
Falë profesionalizmit, teknologjisë moderne dhe korrektësisë në shërbim, Audi Servis Lushnjë po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga serviset më të besuara në rajon për mirëmbajtjen dhe rritjen e performancës së automjeteve.
Kontakti: +355 69 362 3286 | +355 69 489 8889
Adresa: Autostrada Fier–Lushnjë, km 7, Kolonjë, Lushnjë.




