Remont në rrjetin elektrik, disa zona të Fierit do të mbeten pa ujë dhe pa energji elektrike më 18 mars

Disa zona të rrethit të Fierit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së mërkurë, 18 mars 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja do të vijë si pasojë e një remonti të planifikuar në rrjetin elektrik. Për shkak të mungesës së energjisë, do të ndalet përkohësisht edhe funksionimi i sistemit të furnizimit me ujë.
Ndërprerja pritet të zgjasë nga ora 09:00 deri në 15:00.
Zonat që do të preken janë: Levan, Bishan, Cerven, Bocova, Qarrë, Ferras, Bashkim, Pishporo, Ujësjellësi, Kafaraj, Likovun, Peshtan i Madh, Bregasi, Sheq-Levan, Zylaj, Muçaj, Hasanaj, Adë, Frakull e Vogël, Kashisht, Sheq dhe Ujësjellësi Adë.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të këtyre zonave të marrin masat e nevojshme, pasi gjatë këtij intervali do të ketë mungesë si të energjisë elektrike ashtu edhe të ujit të pijshëm.




