AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Ora luksoze mijëra euro për Taulantin”/ Reagon Balla: Fake news! Do e kallëzoj penalisht gazetarin Çim Peka.

Një fotografi e publikuar nga gazetari Çim Peka, me aludimin se personi që shkëmben mesazhe me një të panjohur dhe që i ofron një orë luksoze është Taulant Balla, ka ndezur një debat dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kjo ka nxitur edhe një reagim të kreut të Grupit Parlamentar të PS, i cili i pyetur nga Newsbomb, ka deklaruar se gjitha është një lajm i rremë që nuk ka aspak lidhje me të.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Është një fake news, sepse ai nuk është telefoni im”, është shprehur Taulant Balla, duke theksuar për redaksinë se do të kallëzojë penalisht Pekën, ndërsa e sfidon që të publikojë fotografinë e plotë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Do e kallëzoj penalisht Qimin. Le të nxjerrë foton e plotë dhe del kush është. Si mund të nxjerrësh një ekran celulari dhe të thuash ky që shkruan është Taulant Balla”.

Reklama në FieriWeb

Akuza në fjalë u bë nga gazetari Çim Peka në emisionin e tij Çim Peka Livenë SYRI TV.

Ai tregoi një foto, të pretenduar të kapur në celularin e Ballës, e cila tregon një orë luksoze mijëra euro me personin e panjohur që i thotë kreut të Grupit Parlamentar të PS: “e meriton pas asaj dite“.

Biseda e pretenduar në celular:

-Taulant Balla: Po pra është e papame

 Personi i panjohur: E meriton pas asaj dite

– Taulant Balla: Dhe do Zoti duhet të ketë të tjera

 Personi i panjohurAshtu të… të nisë diçka që më thuaj se kjo është e imja..

– Taulant Balla: Po

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button