KRONIKËSTAR CHANNEL

Shpërndante kokainë dhe kanabis në Lushnjë, arrestohet 36-vjeçari – sekuestrohen drogë, para dhe peshore elektronike

Policia e Fierit vijon operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Së fundmi, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar operacionin e koduar “Fokusi”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si rezultat i një hetimi që zgjati rreth një muaj, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në qytet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 55 gramë kokainë dhe 562 gramë kanabis. Po ashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe një peshore elektronike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e drogës, si dhe një celular.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, ndërsa ndaj 36-vjeçarit rëndon vepra penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button