POLITIKËSTAR CHANNEL

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për moskalimin e çështjes Beleri në shqyrtim, eurodeputeti: Do shkoj ne Gjykaten e Strasburgut

Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar pas vendimin të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, ku vendi që të mos kalojë për shqyrtim padinë e tij ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme. 

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Beleri kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për dënimin me 2 vite burg për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje”, si dhe vendimin e Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë që konfirmuan dënimin e dhënë nga GJKKO.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në një reagim për mediat, Beleri ka theksuar se me vendimin e djeshëm, Kushtetuesja legjitimoi korrupsionin e dëshmitarit nga policia si dhe falsifikimet e prokurorisë. Në lidhje me çështjen, Beleri ka theksuar se do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut. 

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Reagimi i Belerit:

Reklama në FieriWeb

Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar pas vendimin të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, ku vendi që të mos kalojë për shqyrtim padinë e tij ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme. Beleri kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për dënimin me 2 vite burg për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje”, si dhe vendimin e Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë që konfirmuan dënimin e dhënë nga GJKKO.

Në një reagim për mediat, Beleri ka theksuar se me vendimin e djeshëm, Kushtetuesja legjitimoi korrupsionin e dëshmitarit nga policia si dhe falsifikimet e prokurorisë. Në lidhje me çështjen, Beleri ka theksuar se do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut. 

Si gjithmone mediat prane qeverise i parashpallin vendimet ne ceshtjen time. Neser ne Gjykaten e Larte do te gjykohet çeshtja ime penale, dhe Kolegji Penal vetem per 5 minuta do ta mbaroje shqyrtimin e saj megjithese vetem vendimi i shkalles se pare eshte me shume se 100 faqe, perfshire vendimin e apelit dhe ankimet e mia jane me shume se 500 faqe (sipas faqes zyrtare te Gjykates se Larte ne oren 13/05 minuta do te gjykohet ceshtja ime dhe ne oren 13/10 i njejti kolegj do te gjykoje nje ceshtje tjeter). Nuk pritet ndonje surprize nga ajo Gjykate, se eshte e njejta gjykate qe kur une ankohesha per cenimin e prezumimit te pafajesise, apo cenimin e te drejtes per t’u zgjedhur, burgjet ishin me pak te mbushura dhe kishte vend per ata qe ishin armiqte e kryeministrit. Tani qe e kane radhen anetaret e qeverise apo miqte e gjyqtareve te larte, papritur u lexua ligji qe ne e kemi qe prej vitit 1995 dhe kushtetuta qe e kemi qe prej vitit 1998, dhe papritur burgjet nuk kane vend dhe duhet ndryshuar praktika e unifikuar per te mbajtur jashte burgut miqte.

Gjithsesi per sqarim Gjykata Kushtetuese me vendimin qe shpallen dje mediat prane Kryeministrit, legjitimoi korrupsionin e deshmitarit nga policia, legjitimoi fallsifikimet e prokurorise, dhe vendosi qe kur krimet i ben policia dhe prokuroria nuk ku ta gjesh te drejten, se shteti ka imunitet. Eshte e njejta Gjykate Kushtetuese qe legjitimoi arrestin tim ne flagrance pse hengra darke ne restorant, apo qendrimin tim ne paraburgim duke lene ne vakuum qeverisjeje nje njesi vendore vetem pse zgjedhja ime nga banoret e bashkise Himare nuk i shkonte per shtat kryeministrit. Per ceshtjen time nuk jam duke pritur Gjykaten Kushtetuese se ne asnje rast nuk ka deshmuar pavaresi nga kryeministri, por do shkoj ne Gjykaten e Strasburgut drejtepersedrejti, pasi m’i ka dhene provat vete Gjykata Kushtetuese per panevojshmerine e pritjes se vendimmarrjes se saj.

Fredi Beleri u dënua me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet e 14 Majit 2023 në Himarë, teksa sipas dy shkallëve të GJKKO u provua se pagoi 400 euro për 8 vota. Ai u arrestua më 12 maj 2023, por edhe pse nga qelia, arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit. Por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij. Edhe pse kurrë nuk u lejua të betohej si kryebashkiak, atij iu dha leje nga drejtoria e Burgjeve që të bënte betimin si eurodeputet në Parlamentin Europian, si përfaqësues i Greqisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button