KRONIKËSTAR CHANNEL

E rëndë/ Ndërron jetë një nga të lënduarit e aksidentit në aksin Korçë-Maliq, 45-vjeçari punonjës i policisë së burgjeve

45 vjeçari Krenar Çekiçi, i cili ishte drejtuesi i prej mjeteve të aksidentuara në fshatin Lumalas ka ndërruar jetë pak më parë në ambientet e spitalit të Korçës. 

Pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai s’ka mundur të jetojë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

45 vjeçari mësohet se është punonjës i policisë së burgjeve, pranë IEVP Drenovë.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka disa të lënduar. Ambulanca dhe Policia Rrugore ndodhen në vendngjarje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të lënduarit janë dërguar drejt spitalit, kurse policia vijon hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Më datë 18.03.2026, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Lumalas, Korçë, automjeti me drejtues shtetasin K. G., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Ç., i cili për pasojë, është lënduar dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin tjetër, shtetasin K. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button