KRONIKËSTAR CHANNEL

Disa ngjarje të ndryshme në qarkun Fier, arrestim për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe procedime penale për disa shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar për disa raste të evidentuara gjatë orëve të fundit në qytete të ndryshme të qarkut, që lidhen me shkelje të ligjit, dhunë në familje dhe një aksident rrugor.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. H., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. L., 67 vjeç, banues në fshatin Petovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë nisën procedimin penal për shtetasin L. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Vetëgjyqësia”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në një tjetër rast, specialistët e Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori për shtetasin L. M., 41 vjeç, banues në fshatin Margëlliç, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Policia bën me dije gjithashtu se një 50-vjeçar, shtetasi B. A., dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (Fotoksinë) në banesën e tij. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Çermë–Lushnjë”, shtetasi S. H., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte shtetasi O. P., 44 vjeç. Ky i fundit ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë drejtuesin e automjetit dhe vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button