EKONOMISTAR CHANNEL

Rritje rekord e çmimeve të perimeve në Fier pas kostove në rritje, konsumatorët detyrohen të kufizojnë blerjet

VIDEO

Tregjet e Fierit po përballen me një rritje të ndjeshme të çmimeve të produkteve bujqësore, duke krijuar vështirësi për qytetarët dhe paqartësi në treg. Sipas tregtarëve, çmimet kanë pësuar një rritje të fortë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa kërkesa ka nisur të bjerë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në këto kushte, shumë tregtarë pranojnë se janë përballur me reagim të menjëhershëm nga klientët, të cilët shpesh largohen pa kryer blerje sapo përballen me çmimet e larta. Madje, në disa raste, ata janë detyruar të mos ekspozojnë tabelat e çmimeve për të shmangur largimin e menjëhershëm të blerësve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga ana tjetër, qytetarët shprehen se rritja e çmimeve po ndikon drejtpërdrejt në buxhetin familjar, duke i detyruar të reduktojnë sasinë e produkteve që blejnë, sidomos perimet e freskëta.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ekspertët e lidhin këtë situatë me disa faktorë kryesorë. Përmbytjet e muajit janar nga lumenjtë Vjosa dhe Semani shkaktuan dëme të mëdha në bujqësi, duke përmbytur mijëra hektarë tokë dhe duke ulur ndjeshëm prodhimin vendas.

Reklama në FieriWeb

Gjithashtu, rritja e çmimit të karburanteve, si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare dhe tensioneve në Lindjen e Mesme, ka shtuar kostot e transportit dhe prodhimit. Sipas tregtarëve dhe fermerëve, këto faktorë kanë ndikuar drejtpërdrejt në çmimet finale në treg.

Megjithatë, në terren nuk mungojnë edhe dyshimet për spekulime me çmimet, çka po e rëndon më tej situatën për konsumatorët.

Kriza e produkteve bujqësore në qarkun e Fierit ishte paralajmëruar që pas përmbytjeve të fillimvitit, por zhvillimet e fundit tregojnë se tregu vijon të mbetet i paqëndrueshëm dhe nën presion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button