KRONIKËSTAR CHANNEL

4 mijë bimë kanabisi në banesën e drejtori të IEVP Rrogozhinë, reagon Drejtoria e Burgjeve: Bilal Hasa është pezulluar, mbështesim hetimin e plotë

Një sasi e konsiderueshme prej rreth 4 mijë bimësh kanabisi është zbuluar dhe sekuestruar nga autoritetet në ambientet e një banese në zonën e Peqinit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve, banesa ku u gjetën bimët narkotike rezulton të jetë në pronësi të drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas publikimit të rastit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar zyrtarisht, duke bërë me dije se është vënë në dijeni për ngjarjen përmes mediave dhe ka ndërmarrë masa të menjëhershme administrative.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në njoftimin për media thuhet se Bilal Hasa është pezulluar nga detyra deri në zbardhjen e plotë të rrethanave nga organet kompetente.

Reklama në FieriWeb

Po ashtu, institucioni thekson se distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe shpreh mbështetje të plotë për një hetim të plotë dhe transparent të çështjes.

Njoftimi zyrtar:

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vënë në dijeni nga mediat lidhur me rastin e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa.

Në vijim të informacionit të marrë, Drejtoria e Përgjithshme ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe thekson se mbështet plotësisht hetimin e plotë dhe transparent të rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button