POLITIKËSTAR CHANNEL

Këshilli i Ministrave merr vendimin për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për gjobat, si do të funksionojë regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e tyre

Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave”, me qëllim administrimin dhe ndjekjen e detyrimeve administrative.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas vendimit, institucioni përgjegjës për administrimin e këtij regjistri do të jetë Inspektorati i Përgjithshëm, ndërsa sistemi do të funksionojë në ndërveprim me disa baza të tjera shtetërore të të dhënave.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Regjistri do të përmbajë dy kategori të dhënash: parësore dhe dytësore. Të dhënat parësore përfshijnë numrin unik të identifikimit të gjobës, ndërsa të dhënat dytësore do të merren nga sisteme të ndryshme shtetërore, si Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, sistemi i gjobave të Policisë së Shtetit, sistemi e-Inspektimi, e-DPSHTRR, si dhe regjistrat tatimorë dhe tregtarë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Njoftimi i plotë: 

Reklama në FieriWeb

V E N D I M PËR KRIJIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE SHTETËRORE “REGJISTRI PËR EKZEKUTIMIN DHE VJELJEN E GJOBAVE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

1. Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave” të Sistemit të Qendërzuar të Mbledhjes së Gjobave.

2. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri për ekzekutimin dhe vjeljen e gjobave” është Inspektorati i Përgjithshëm.

3. Të dhënat që përmban Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave ndahen në të dhëna parësore dhe në të dhëna dytësore, si më poshtë vijon:

a) Të dhëna parësore:

i. Numri unik i identifikimit të gjobës.

b) Të dhëna dytësore:

i. Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile për të dhënat, si më poshtë:

– Emri;
– Emri i babait;
– Mbiemri;
– Numri personal;
– Datëlindja;
– Vendlindja;
– Gjinia;
– Shtetësia;
– Vendbanimi;
– Vendqëndrimi.

ii. Sistemi elektronik i gjobave të Policisë së Shtetit:

– Data;
– Ora;
– Adresa ku është vënë gjoba;
– Shkeljet ligjore;
– Vlera e gjobës;
– Masat plotësuese (heqje pikësh, heqje patente, pezullim patente).

iii. Sistemi e-Inspektimi:

– Institucioni (Inspektorati Qendror dhe ai vendor);
– Numri i vendimit përfundimtar (numër çështjeje);
– Data e vendimit;
– Subjekti;
– Shkelja ligjore;
– Dënimi administrativ gjobë (kryesore plotësues);
– Vlera e gjobës;
– Statusi i gjobës.

iv. Sistemi elektronik e-DPSHTRR për të dhënat që lidhen me të dhënat teknike të mjetit, duke përfshirë:

– numrin e regjistrimit;
– numrin e identifikimit të mjetit;
– llojin/tipin e mjetit;
– markën;
– emërtimin tregtar;
– ngjyrën;
– numrin e serisë së lejes së qarkullimit dhe të certifikatës së pronësisë;
– dokumentacionin vërtetues të gjendjes së mjetit.

v. Regjistri elektronik i tatimpaguesve i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të dhënat e tatimpaguesit:

– NIPT-i.

vi. Regjistri tregtar për të dhënat, si më poshtë:

– Emri i subjektit;
– NUIS;
– Aktiviteti;
– Data e regjistrimit;
– Statusi i subjektit;
– Përshkrimi i objektit;
– Adresa e subjektit;
– Adresa elektronike e subjektit;
– Numri i kontaktit të subjektit;
– Administratori.

4. Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave, si bazë të dhënash, funksionon, administrohet e ndërvepron me bazat e tjera të të dhënave, në përputhje me pikën 9 të këtij vendimi.

5. Të dhënat e mbledhura nga Regjistri për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave mund të përdoren për analiza dhe vlerësime. Në çdo rast, përpunimi i të dhënave realizohet në përputhje me parimet e kriteret e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

6. Të dhënat e Regjistrit për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave përditësohen periodikisht nga struktura përgjegjëse, sa herë është e nevojshme apo ka ndryshime të këtyre të dhënave.

7. Përdoruesit e bazës së të dhënave janë të përcaktuar në 4 nivele:

a) lexues;
b) institucion shtetëror;
c) administrator;
ç) auditues.

8. Për çdo veprim në Regjistrin për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave lidhur me aksesin, ndryshimin, korrigjimin, përhapjen e të dhënave personale, duhet të sigurohet gjurmueshmëria, me qëllim garantimin e konfidencialitetit e të integritetit, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve dhe të shërbimeve të përpunimit.

9. Baza e të dhënave të Regjistrit për Ekzekutimin dhe Vjeljen e Gjobave ndërvepron nëpërmjet shkëmbimit elektronik të të dhënave me bazën e të dhënave shtetërore:

a) Regjistri tregtar;
b) Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile;
c) Sistemi elektronik i gjobave të Policisë së Shtetit;
ç) Sistemi e-Inspektimi;
d) Sistemi elektronik e-DPSHTRR;
dh) Regjistri elektronik i tatimpaguesve;
e) Regjistri i pronarëve përfitues.

10. Pagesa e gjobave do të bëhet on-line në portalin “e-Albania” nëpërmjet shërbimit të dedikuar elektronik, i ndërlidhur me platformën e pagesave elektronike, si dhe me mandatpagesë.

11. Ngarkohen Inspektorati i Përgjithshëm, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe institucionet shtetërore përgjegjëse për vendosjen e masës administrative “gjobë” për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button