AKTUALITETSTAR CHANNEL

Qindra besimtarë myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit në Fier

Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë sot Fitër Bajramin, një ndër festat më të rëndësishme të fesë islame.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Që në orët e para të mëngjesit, edhe në Fier qindra besimtarë janë mbledhur në sheshin qendror të qytetit, ku kanë kryer faljen e namazit të kësaj dite të shenjtë. Ceremonia nisi në orën 06:30 dhe u parapri nga fjala e myftiut të Fierit, Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhe paqeje, harmonie dhe solidariteti mes njerëzve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në ligjëratën e tij, Hazizolli uroi të gjithë besimtarët myslimanë dhe i ftoi ata të kontribuojnë më shumë për ndërtimin e një shoqërie dinjitoze, të qetë dhe të bashkuar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pas faljes, besimtarët shkëmbyen urime me njëri-tjetrin, ndërsa atmosfera në qytet ishte festive dhe e mbushur me ndjenja mirënjohjeje. Festa e Fitër Bajramit vijon më pas në familjet fierake me dreka tradicionale, si shpërblim për sakrificën e agjërimit gjatë 30 ditëve të Ramazanit.

Reklama në FieriWeb


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button