U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinat e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Policia ka vendosur lirimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa pas marrjes në pyetje.
Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi u shpall në kërkim dhe gjatë marrjes në pyetje ai deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me magazinat e drogës në Peqin.
Hasa i tha policisë se shtëpia dhe magazinat janë në pronësi të vëllait të tij i cili u shpall në kërkim.
Nga një aksion i një dite më parë kryer në bashkëpunim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan u bë i mundur identifikimin i një sasie të konsiderueshme bimësh narkotike në një banesë në Peqin.
Gjatë operacionit policor të koduar “Kurtaj” policia sekuestroi 4 mijë rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, llampa, neonë e pajisje të tjera elektrike.
Në vijim të veprimeve hetimore policia shpalli në kërkim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës edhe përgjegjësin e OSHEE për zonën e Peqinit.
Menjëherë pas marrjes së informacioneve drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të burgut të Rrogozhinës deri në përfundimin e hetimeve.




