KRONIKËSTAR CHANNEL
U arrestua para dy ditësh për vjedhje, ndërron jetë në burg 41-vjeçari

Një 41-vjeçar i arrestuar dy ditë më parë për vjedhje ka ndërruar jetë në burg.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi B. P., 41 vjeç, ndërroi jetë rreth orës 05:45 te Blloku i Sigurisë, në rrugën ‘Mine Peza’.
Sipas njoftimit vdekja e 41-vjeçarit dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 20.03.2026, rreth orës 05:45, në rrugën “Mine Peza”, te Blloku i Sigurisë, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi B. P., 41 vjeç, i arrestuar më datë 18.03.2026 për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë”. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.




