KRONIKËSTAR CHANNEL
Tentoi të përplasë me makinë një çift pas konfliktit, arrestohet 29-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka ekzekutuar një urdhër ndalimi për një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje”, mbetur në tentativë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier vunë në pranga shtetasin Fogert Çuko, banues në Fier.
Sipas policisë, më datë 26.02.2026, pas një konflikti për motive të dobëta, 29-vjeçari dyshohet se ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, një 45-vjeçar dhe bashkëshorten e tij 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan drejt banesës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




