KRONIKËSTAR CHANNEL

Të përgjuar dhe monitoruar/ Shpërndan mbi 20 mijë doza dr*ge në Itali, prangosen dy shqiptarët për trafikim k*kaine

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në veri të Italisë për shpërndarje të lëndëve narkotike, pas një operacioni të mirëorganizuar nga policia e Legnanos.

Të arrestuarit, 27 dhe 38 vjeç, banues në Parabiago, akuzohen për bashkëpunim në trafikun e kokainës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Hetimet kanë zgjatur disa muaj dhe janë bazuar në përgjime telefonike dhe monitorim të aktivitetit të dyshuar.

Sipas policisë, ata kanë shpërndarë mbi 20 mijë doza droge në zonat Canegrate, Parabiago dhe San Giorgio su Legnano, duke gjeneruar të ardhura mbi 700 mijë euro.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Shkëmbimet kryheshin në mënyrë të organizuar, përmes takimeve të shpejta në rrugë, me sasi të konsiderueshme të destinuara për tregun e pakicës.

Operacioni çoi edhe në hetimin e dy shtetasve të tjerë shqiptarë, ndaj të cilëve është vendosur masa e detyrimit për paraqitje, pasi dyshohet se kanë qenë pjesë e të njëjtit rrjet kriminal.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button