Qarku i Fierit fituesi i madh i zgjedhjeve 2025 për PS, Kavaja dështimi i plotë

Qarku i Fierit konfirmohet si fituesi i madh i zgjedhjeve të 25-ës, duke i dhënë një mbështetje të fortë Partia Socialiste e Shqipërisë. Një rezultat që, sipas analizës së bërë sot në Asamblenë e Partisë nga Blendi Klosi, nuk është rastësi, por produkt i një pune të strukturuar dhe të vazhdueshme në terren.
Klosi theksoi se në Fier ka funksionuar modeli i organizimit, komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe ndjekjes së problematikave reale të komunitetit. Sipas tij, vota në këtë qark është kthyer në një vlerësim konkret për punën dhe për përfaqësimin.
Në Fier, qytetarët duket se kanë votuar mbi bazën e asaj që kanë parë dhe prekur çdo ditë — investime, prezencë dhe përgjegjshmëri. Pikërisht ky raport i ndërtuar me njerëzit ka bërë diferencën dhe ka sjellë një rezultat bindës.
Në anën tjetër, analiza e bërë në Asamble nuk la pa përmendur edhe zonat problematike. Kavaja u evidentua si një nga rastet më të qarta të një rezultati zhgënjyes. Aty ku pritej më shumë, rezultati tregoi të kundërtën.
Në mënyrë ironike, ajo që u prezantua si një përballje e fortë politike, përfundoi në një dështim të plotë për drejtimin e lidhur me Elisa Spiropali në këtë zonë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën si u zhvillua fushata dhe sa reale ishte lidhja me qytetarët.
Kontrasti mes Fierit dhe Kavajës, siç u theksua edhe në analizën e Blendi Klosi, është një shembull i qartë se organizimi dhe puna konkrete në terren mbeten faktorët vendimtarë në rezultat. Zgjedhjet e 25-ës, kështu, nuk prodhuan vetëm fitues, por edhe reflektime të forta për atë që funksionon dhe atë që duhet ndryshuar.




