POLITIKËSTAR CHANNEL

Belinda Balluku reagon me mesazh falënderues pas rikonfirmimit në drejtimin e Partisë Socialiste për Qarkun Fier, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e qytetarëve dhe besimin e Kryeministrit Edi Rama

Belinda Balluku është rikonfirmuar në drejtimin politik të Qarku Fier, duke vijuar rolin e saj në krye të strukturave të Partia Socialiste e Shqipërisë në këtë qark.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pas këtij vendimi, Balluku ka ndarë një mesazh falënderues në rrjetet sociale, ku shpreh mirënjohjen për besimin e dhënë nga kryeministri Edi Rama, si dhe për mbështetjen e qytetarëve dhe strukturave socialiste.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në reagimin e saj, ajo thekson:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Mirënjohëse thellësisht ndaj Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për rikonfirmimin e drejtimit të Qarkut Fier.

Reklama në FieriWeb

Mirënjohëse për të gjithë ata që na votëbesuan në zgjedhjet e majit 2025, duke vendosur Fierin si lokomotivë të fitores historike.

Mirënjohëse skuadrës së jashtëzakonshme, që punon me përkushtim për çdo ditë e jo vetëm në kohë fushatash.

Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve. Faleminderit për mijëra mesazhet dhe fjalët e zemrës që ndani me mua!”

Rikonfirmimi i saj konsiderohet një vazhdimësi e drejtimit politik në një nga qarqet më të rëndësishme elektorale për socialistët.

Screenshot

Related Articles

Back to top button