KRONIKËSTAR CHANNEL

Turistja holandeze bie nga lartësia në Kalanë e Beratit, në gjendje kritike dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kalanë e Beratit, ku një turiste nga Holanda ka rënë aksidentalisht nga një lartësi prej rreth 12 metrash.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, gruaja rreth 60 vjeçe ndodhej për vizitë në zonën historike, kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga muri mbrojtës i kalasë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

E plagosura është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Burime nga policia e Beratit bëjnë me dije se ngjarja ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa pritet një reagim i plotë për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullon një video e filmuar nga kalimtarë të rastit, e cila dyshohet se tregon momentet menjëherë pas ngjarjes.

Related Articles

Back to top button