Cakrani sulmon besimtarët pas Fitër Bajramit: “Po harroni vuajtjet e komunizmit”

Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen masive të besimtarëve myslimanë në faljen e Fitër Bajramit në Tiranë.
Në reagimin e tij, ai thekson se rreth 120 mijë besimtarë u mblodhën në sheshin kryesor të kryeqytetit për të falur këtë ditë të shenjtë, duke e cilësuar si një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Megjithatë, Cakrani shpreh habinë dhe kritikat e tij ndaj asaj që ai e konsideron si mungesë reflektimi historik nga ana e këtij komuniteti.
Sipas tij, një pjesë e besimtarëve nuk po marrin parasysh vuajtjet e përjetuara gjatë regjimit komunist në Shqipëri, ku përfaqësues të fesë islame, përfshirë hoxhallarë, janë përndjekur, burgosur dhe ekzekutuar.
Në postimin e tij, avokati shkon më tej duke kritikuar ata besimtarë që, sipas tij, mbështesin Partia Socialiste e Shqipërisë, duke e lidhur këtë qëndrim me të kaluarën komuniste të vendit. Ai përdor tone të forta, duke i konsideruar këto qëndrime si kontradiktore me besimin fetar.
Cakrani gjithashtu pretendon se ende nuk ka pasur një kërkim faljeje për krimet e së kaluarës ndaj komuniteteve fetare dhe shpreh mendimin se besimi fetar dhe ideologjitë komuniste janë të papajtueshme.
Reagimi i tij ka nxitur diskutime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, duke prekur një temë të ndjeshme që lidhet me fenë, historinë dhe politikën në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Ne sheshin kryesor te Tiranës, u mblodhën rreth 120 mije besimtare Myslimane, per te falur diten e bekuar te Fiter Bajramit.
Nuk arrij dot te kuptoj? Si ka mundesi gjithe ky komunitet nuk arrijne te kuptoj apo te kujtoje nga vjen dhe cfare vuajtjesh ka kaluar pergjate regjimit barbar komunist.
Turpi u mbulofte te gjithe keta qe e mbajne veten si mysliman, nderkohë që votojne pikerisht ata që i persekutuan, varane, burgosën, diskriminar dhe ne fund monuan edhe Zotin, Partine Socialiste.
Besimtaret komuniste shqiptare sot do i zere mallkimi i atyre hoxhallareve qe u martirizuan per Islamin, do ti zërë mallkimi i atyre hoxhallareve që u torturuan, masakruan, edhe pse nën tortura nuk mohuan kurre vlerat e Islamit. Do i zere mallkimi i hoxhallareve qe u dergjen per vite te tera ne burgje dhe nuk e pane driten e diellit derisa vdiqen.
“Myslimanet” komuniste Shqiptare jane FAKE, skan asnje lidhje me kombin tonë, sepse po te kishin nuk do beheshin dekori i iftareve te shtruar prej hajduteve ne pushtet, nuk do votonin ate parti qe per 46 vite me radh jo vetem qe i persekutoi, poshteroi por dhe nuk ju ka kerkuar falje ende per krimet qe i ka bere Komunitetit Mysliman.
Besimtare qe votojne nje parti ateiste qe ne themelim te saj ka patur si qellim zhdukjen e Fesë, vetëm ne Shaiperi gjen.
Nuk mund te jesh edhe besimtar mysliman, edhe komunist!
#avokatkujtimcakrani




