KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident tragjik në aksin Vlorë–Kote, dy viktima dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Vlorë–Drashovicë, ku raportohet për dy viktima.
Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një mjet tip “Ford”. Si pasojë e goditjes së fortë, dyshohet se kanë humbur jetën drejtuesit e të dy mjeteve.
Ndërkohë, një pasagjer i njërit prej automjeteve është gjetur me shenja jete dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.




