KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident fatal në aksin Divjakë–Lushnjë, humb jetën një i moshuar

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Divjakë–Lushnjë”, rreth orës 08:50.
Sipas të dhënave paraprake, një mjet bujqësor pa targa, i drejtuar nga shtetasi M. M., 67 vjeç, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi I. D., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit bujqësor është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




