POLITIKËSTAR CHANNEL

“Më erdhi një ditë nga burgu e më tha që i kërkuan të firmosë që nuk do vrasë Fatmir Xhafajn”, Berisha rrëfen prapaskenën me Salianjin: I thashë, ti je i burgosur politik dhe….

Sali Berisha ka zbuluar një prapaskenë me Ervin Salianjin, gjatë kohës që ky i fundit vuante dënimin në burgun e Fierit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Para gazetarëve, Berisha pretendon se tre muaj para se të lirohej nga burgu, Salianji i ka shkuar në zyrë dhe i ka kërkuar këshillë në lidhje me një shkresë që i është kërkuar ish-deputetit nga Prokuroria dhe Drejtoria e Burgjeve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas Berishës, Salianji i ka shkuar në zyrë dhe i ka thënë se po i kërkojnë që “të deklarojë se nuk do të vrasë Fatmir Xhafajn”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Për dijeni, meqë jemi këtu. Një ditë më vjen nga burgu në zyrë, se mirë është meqenëse e hapëm bisedën, dhe më thotë, erdha të të marr një mendim.

Reklama në FieriWeb

Çfarë mendimi, i them unë. Urdhëro, e prita mirë. Sigurisht, kemi bërë gjithçka për ta cilësuar të burgosur politik dhe e ka merituar plotësisht.

Çfarë mendimi? Tani, thotë, më kanë ngelur tre muaj burg. Për të dalë më takon të dal sipas ligjit, por kërkojnë një deklaratë në të cilën duhet të garantoj se nuk do vras Fatmir Xhafën.

Kush ta kërkon këtë? Ma kërkon gjykata dhe drejtoria e burgut.

I them unë, po ti je i burgosur politik. Nuk ke punë me Fatmir Xhafën, nuk je zënë, nuk je sharë, nuk je rrahur me Fatmir Xhafën.

Meqë më pyet mua, unë të këshilloj që një deklaratë të tillë të mos e bësh se ti merr fajësinë në këtë mes. Të thuash që unë nuk kam ndërmend të vras Fatmir Xhafën, do të thotë se Fatmir Xhafa të burgosi ty se e ke kërcënuar.

Kjo është e vërteta. Natyrisht, ai ishte në burg dhe unë nuk mund të merrja përsipër më shumë se kaq.

Këshilla ime është që ju të mos e firmosni se kjo të fajëson dhe ti je i ri në karrierë dhe ke karrierë përpara.

Mirë, tha. Iku.

Doli, erdhi.

Çfarë bëre me atë? Jo, tha, nuk ma kërkuan më.

Tani, të tjerat lexojini vetë. Kështu që, nuk është përgjegjësia ime për atë që birësohet politikisht këtu apo aty, apo këndej dhe andej. Ka bërë zgjedhjen e tij”, tha Berisha.

Ndërkohë i pyetur nëse Ervin Salianji lejohet të kandidojë për kryetar partie në PD, Berisha e përjashtoi si mundësi duke thënë se ai ka zgjedhur që të birësohet.

“I vetëpërjashtuari është i vetëpërjashtuar, nuk ndryshon asgjë. Tani, pse e birëson ky apo ai politikisht këtë apo atë, kjo nuk është puna ime. Birësimet kanë ndodhur dhe ndodhin në të gjitha kohërat. I gëzofshin ata që i birësojnë. Kaq është puna. E birësuan. Iku, mori fund”, u shpreh ai.

Related Articles

Back to top button